Shqipëri: 13-vjeçari mbytet në lumin Drin
Kronika
July 16, 2024 - 16:50
Një fëmijë i moshës 13 vjeçare ka vdekur aksidentalisht në lumin Drin, në fshatin Mjedë.
I mituri ka qenë duke u larë në lumin Drin kur i ka ndodh rasti.
Për ngjarjen ka folur edhe Policia, e cila është duke hetuar rrethanat e vdekjes së 13 vjeçarit.
“Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë“, thuhet në njoftimin e Policisë.