Në pranga një person në Vushtrri, dyshohet se keqtrajtoi dy vajzat e tij
Kronika
July 16, 2024 - 09:55
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Vushtrri, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy vajzat e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri / 15.07.2024 – 08:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke i keqtrajtuar fëmijët e tij, dy vajzat femra kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.