Rrëzohen nga lartësia dy punëtorë, arrestohen inxhinierët e objektit në Kamëz

Rrëzohen nga lartësia dy punëtorë, arrestohen inxhinierët e objektit në Kamëz

Kronika July 16, 2024 - 09:25

Dy persona janë rrëzuar nga lartësia e një objekti në ndërtim, në të cilin punonin, një ditë më parë në Tiranë.

Policia tha se u arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga Neni 289 i Kodit Penal.

“Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia.