Tri vajza raportojnë vdekjen e nënës, dyshojnë se erdhi nga moskujdesi
Kronika
July 15, 2024 - 10:05
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një gruaje, ku vajzat e saj po dyshojnë se mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia me anë të raportit ditor, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.
“Hetim i vdekjes - Prishtinë / 13.07.2024 – 13:00. Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre, që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri