I bien dyert e oborrit, 3-vjeçari vdes në Spitalin e Gjakovës
Kronika
July 15, 2024 - 09:23
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Gjakovës.
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, tha se fëmija ka vdekur si pasojë e lëndimit nga rënia e dyerve të oborrit.
“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3-vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr, ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellë në Spitalin e Gjakovës, ku edhe ka vdekur”, tha Graishta për telegrafin.
Ai shtoi se rasti është kualifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.