Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Kronika July 12, 2024 - 23:15

Një i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, për çfarë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thirrur konferencë për media për të shtunën.

Mediat kanë raportuar se pas arratisjes së Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës, një tjetër i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, i cili ishte i dënuar me 11 vjet burgim.

Kjo ka bërë që Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), të ftojë konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00.

Në këtë konferencë, sipas SHKK, do të diskutohet lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.

“Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, ka njoftuar SHKK.