Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Kronika July 12, 2024 - 09:16

Policët e stacionit në Shtime, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arritur që sot, rreth orës 06:10, në fshatin Godancë të Poshtëm, të arrestojnë personin e kërkuar I.G., 37-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prishtinë për veprat penale “Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare” dhe “Vjedhje e shërbimeve”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 muajsh e 7 ditësh.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri