Arrestohet personi që dyshohet se në maj e theri me thikë një qytetar në Gjilan
Kronika
July 11, 2024 - 15:10
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin G.E., i cili më 6 maj të këtij viti kishte therur me thikë një person në Gjilan.
Sipas Policisë, ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti fizik dhe i dyshuari më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili ishte vënë në kërkim policor.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e Policisë.