Nxitje e përçarjes, në veri të Mitrovicës digjet një flamur
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Nxitje e përçarjes, në veri të Mitrovicës digjet një flamur

Kronika July 11, 2024 - 10:30

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës, më 9 korrik, në orën 00:37.

“Policia ka pranuar informatën se në afërsi të një lokali është djegur një flamur. Pas shikimit të videoincizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre ia ka vënë flakën flamurit”, thuhet në raport.