Pesë shqiptarë arrestohen në Zvicër, u kapën me 47 kg kokainë
Kronika
July 11, 2024 - 08:22
Pesë shqiptarë arrestohen të dielën në Zvicër.
Kjo u bë e ditur të mërkurën nga Policia Kantonale e Zurichut.
Në njoftim thuhet se ata u kapën në Aeroportin e Zurichut, me 47 kilogramë kokainë, gjatë kontrollit të një bagazhi.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Zyrën Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare, transmeton Klankosova.tv
Shqiptarët e prangosur dyshohen për shitberje të drogës.
Bëhet e ditura se të dyshuarit janë të moshës 25 deri në 40 vjeç dhe nuk janë shtetas zviceran.
Pasi u intervistuan nga policia, të njëjtit u përcollën për në Prokurorinë Publike përgjegjëse.