Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan
Foto: Zëri / Ilustrim

Një grua gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan

Kronika July 10, 2024 - 09:25

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën, në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri