Sulmohet fizikisht një polic në Kaçanik
Foto: Zëri / Ilustrim

Sulmohet fizikisht një polic në Kaçanik

Kronika July 09, 2024 - 09:44

Një polic është sulmuar ditën e hënë në Kaçanik.

Lidhur me rastin, Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik, 08.07.2024 - 08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka refuzuar shoqërimin në stacionin policor dhe gjatë arrestimit ka rezistuar. Lidhur me rastin një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri