Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kanosi një prokuror
Foto: Zëri / Ilustrim

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kanosi një prokuror

Kronika July 08, 2024 - 17:51

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

"Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit".