46-vjeçari arrestohet nga policia pasi gjuajti me kallashnikov
Foto: Laura Hasani

46-vjeçari arrestohet nga policia pasi gjuajti me kallashnikov

Kronika July 08, 2024 - 13:20

Të dielën në fshatin Katund i Ri i Pejës në një shtëpi ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar një të dyshuar, H.H, 1978.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Pasi kanë kryer vendshikimin, organet e rendit kanë gjetur tre fishekë të gjallë kalibër 7.62x39 mm, si dhe gjashtë gëzhoja të të njëjtit kalibër.

Arma “AK-47”, e cila është përdorur është sekuestruar, njofton Policia.