Dyshohet se rrahu dy gra, arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Dyshohet se rrahu dy gra, arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë

Kronika July 08, 2024 - 10:03

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy grave.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:00, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë Kosovë / 07.07.2024 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave, femra kosovare. Lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri