Aksident trafiku në Bërnjak, vdes një person

Aksident trafiku në Bërnjak, vdes një person

Kronika July 08, 2024 - 09:54

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 23:00, në fshatin Bernjak, raporton Zeri.info.

"Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok –Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre ka vdekur", thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Zëri