Arrestohet shtetasi turk, theri me thikë për vdekje një 26-vjeçar në Prizren

Arrestohet shtetasi turk, theri me thikë për vdekje një 26-vjeçar në Prizren

Kronika July 08, 2024 - 09:19

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e shtunë në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi u ther me thikë nga një person.

Policia ka dhënë detaje mbi rastin, duke njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar shtetas turk.

“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024, gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull, shtetas i Turqisë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia po ashtu ka njoftuar se viktima ishte gjetur shtrirë në tokë në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit dhe se ai ishte therur me thikë dhe ishte hedhur nga një veturë.