Bastisje në disa zona, kapen 1500 pamflete me foto nxitje të urrejtjes dhe arrestohet një i mitur

Bastisje në disa zona, kapen 1500 pamflete me foto nxitje të urrejtjes dhe arrestohet një i mitur

Kronika July 07, 2024 - 15:51

Është arrestuar një i mitur në veri të Mitrovicës për nxitje të urrejtjes, pasi dyshohet se ka vendosur pamflete me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se janë zhvilluar bastisje në katër lokacione, tri në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zubin Potok.

Ai gjithashtu njoftoi se nga këto bastisje janë konfiskuar mbi 1 mijë e 500 pamflete me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes.

Image

Elshani ka bërë të ditur se përveç të arrestuarit, në lidhje me këtë rast janë idenfitikuar edhe katër persona të tjerë.

Ai njoftoi se tre nga ta janë intervistuar dhe siç u shpreh ai, janë duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i pestë në lidhje me këtë rast.

Elshani gjithashtu bëri të ditur se të gjithë të dyshuarit janë të mitur.

Image

“Një person është hasur duke ngjitur disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë”, ka thënë Elshani për Klan Kosova.

“Tre nga ta janë intervistu, janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”.

Image

“Përpos personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, thuhet tutje në konfirmim.