Aksident në Komoran mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen tre persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksident në Komoran mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen tre persona

Kronika July 07, 2024 - 14:30

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Komoran.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete mesin e tyre një autobus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.