Kontrabandë ilaçesh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

Kontrabandë ilaçesh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari në Morinë

Kronika July 05, 2024 - 14:24

Një 32-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, pasi i janë gjetur në çantë medikamente që po tentonte t’i fuste nga Kosova në Shqipëri në mënyrë kontrabandë.

Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi kosovar F. K., 32 vjeç, banues në Pejë.

Po ashtu janë referuar materialet në Prokurori edhe për shtetasin L.K., 50 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në çantë iu gjetën rreth 13 000 euro, që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit, njofton TopChannel.