Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Gjilan

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Gjilan

Kronika July 05, 2024 - 13:13

Është gjetur pa shenja jete gruaja e cila rezultonte e zhdukur në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Hashai tha se viktima është e moshës rreth 82-vjeçare.

“Po, mund të konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar, rreth 82-vjeçare, që dje ishte paraqitur nga familjarët e humbur. Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë”, tha ai për telegrafin.

Ndryshe, Policia konfirmoi sot se gruaja ishte zhdukur nga dita e enjte dhe se e njëjta kishte probleme mendore.

“Fsh. Dobërçan – Gjilan, 04.07.2024 - 00:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjyshja e tij, viktima femër kosovare (me probleme mendore) gjatë natës është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, ka njoftuar Policia më herët.