Plagoset me “AK-47” një person në Podujevë, arrestohen dy persona

Plagoset me “AK-47” një person në Podujevë, arrestohen dy persona

Kronika July 05, 2024 - 09:38

Një tentim vrasjeje ka ndodhur dje në fshatin Potok të Podujevës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast “AK-47” me një karikator dhe 9 fishekë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri