Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika July 04, 2024 - 15:25

Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni Policor Drenas, ka publikuar fotografi të të dyshuarve për vjedhje, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kushdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtyre të dyshuarve të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës, ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

“Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.

Për informacione kontaktoni direkt në: e-mail: [email protected], Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android app: Lajmëro Policinë

Tel: 192.