Tjetër ngjarje e rëndë në det, vdes i moshuari në Vlorë

Tjetër ngjarje e rëndë në det, vdes i moshuari në Vlorë

Kronika July 04, 2024 - 13:30

Një tjetër i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Një 83-vjeçar nga Fieri ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në Spitalin e Vlorës.

Më herët një 70-vjeçar nga Tirana pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin në det në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2Cnn