Vdes një 70-vjeçar në plazhin e Durrësit

Vdes një 70-vjeçar në plazhin e Durrësit

Kronika July 04, 2024 - 11:28

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari banues në Laprakë, ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det, raporton Klankosova.tv.

Durrës / informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.