Festoi me armë në një aheng familjar, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Festoi me armë në një aheng familjar, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Kronika July 04, 2024 - 10:34

Një person është arrestuar dje në fshatin Bardh i Madh të Fushë-Kosovës, pasi ka shtënë me armë zjarri në ajër.

I dyshuari kishte përdorur armën gjatë një ahengu familjar, ndërsa policia ka konfiskuar edhe revolen, të cilën e kishte përdorur i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9x19 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri