Shqipëri, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë

Shqipëri, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë

Kronika July 04, 2024 - 10:03

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë.

Po ashtu, arrestimi i tij është konfirmuar edhe përmes një njoftimi nga SPAK-u.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqaj, ju konfirmoj se sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK-u do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Ilir Beqaj është arrestuar në lidhje me hetimet e SPAK-ut për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik kur në krye ishte Ilir Beqaj.