Në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq policia gjen mallra të kontrabanduara nga Serbia
Foto: Laura Hasani

Në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq policia gjen mallra të kontrabanduara nga Serbia

Kronika July 04, 2024 - 09:56

Policia gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur në një automjet me targa vendore, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes në një shtëpi të pabanuar ka gjetur mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Malli ushqimor i kontabanduar dyshohet të jetë i vozitësit të veturës, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Zeri.info.

“Policia gjatë patrullimit ka hasur një automjet me targa vendore, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes në një shtëpi të pabanuar është gjetur mall ushqimor, i cili dyshohet se është i kontrabanduar dhe se i takon vozitësit, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri