Vdes në QKUK punëtori që ishte rrezuar nga një objekt, arrestohen dy persona

Vdes në QKUK punëtori që ishte rrezuar nga një objekt, arrestohen dy persona

Kronika July 04, 2024 - 09:34

Një person ka vdekur në QKUK, ku po trajtohej pas lëndimeve që kishte pësuar, pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku punonte në Lipjan.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa janë arrestuar dy persona, të cilët janë dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Lipjan, 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka vdekur në QKUK, derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara, pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri