Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor për dhunim në tentativë

Një muaj paraburgim ndaj zyrtarit policor për dhunim në tentativë

Kronika July 03, 2024 - 14:33

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L., për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të pandehurit O.L. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.