Vdes një person në Lipjan, Policia po heton rastin

Vdes një person në Lipjan, Policia po heton rastin

Kronika July 03, 2024 - 09:44

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi dje në Lipjan.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në raport. /Zëri