Dhunohet dhe rrihet një femër në Suharekë, arrestohen tre persona

Dhunohet dhe rrihet një femër në Suharekë, arrestohen tre persona

Kronika July 03, 2024 - 09:08

Një femër është rrahur dhe dhunuar nga dy persona të panjohur dje në mëngjes.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë:

Dhunim, Suharekë, 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.