Policia kap vushtrriasin duke e mbajtur një vajzë të mitur me forcë

Policia kap vushtrriasin duke e mbajtur një vajzë të mitur me forcë

Kronika July 03, 2024 - 09:02

Policia në Vushtrri, gjatë patrullimit, ka takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull, i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimën, femër, e mitur.

Të njëjtët janë intervistuar, ndërsa kanë pranuar se me dëshirë kanë kryer marrëdhënie seksuale, më pas i dyshuari është arrestuar, rasti është cilësuar si dhunim, transmeton Zeri.info.

“Të njëjtët janë shoqëruar në NJHP - Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.