Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Gjendet i vdekur 61-vjeçari nga Gjilani që ishte shpallur i zhdukur

Kronika July 02, 2024 - 17:53

Xhmail Behluli, 61-vjeçari që u shpall i zhdukur të enjten, është gjetur sot i vdekur në Gjilan.

Policia njoftoi se atë e gjetën “në bashkëpunim me familjarët”.

“Polica e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar kërkesën për bashkëpunim me media dhe qyrtë përmes së cilës ka kërkuar që të lokalizohet vendndodhja e personi Xhemail (Mehmet) Behluli data e lindjes 20.04.1963 me banim në rrugën ‘’Beteja e Koshares’’ në qytetin e Gjilanit, person i humbur që nga data 27.06.2024”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Sot me datën 02.07.2024 njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në bashkëpunim me familjarë të personit kanë arritur që të gjejnë personin e paraqitur të humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia thotë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.