Një muaj paraburgim ndaj Korab Gashit, i dyshuar se mori pjesë në grabitjen e armatosur në Suharekë

Një muaj paraburgim ndaj Korab Gashit, i dyshuar se mori pjesë në grabitjen e armatosur në Suharekë

Kronika July 02, 2024 - 17:21

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit Korab Gashi, për shkak të dyshimit zë bazuar se mori pjesë në grabitjen e armatosur në Suharekë e cila ndodhi më 22.11.2023.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

 

Më datë 22 nëntor 2023, në qytetin e Suharekës, në rrugën “Brigada 123”, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos” me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A:B:, , me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të pandehurit  B.B., B:I., K.G., D.G., dhe L.C., që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, dhe që nga ajo kohë i njëjti ka qenë në arrati.

I pandehuri K.G., me datë 16 nëntor 2023, me dashje ndihmon kryerësit e veprës penale Grabitje, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarin “Diakos”, me datë 22.11.2023, ashtu që i pandehuri K.G., fillimisht merre me qira automjetin e markës Shkoda Fabia, ngjyrë e verdhë, ku pas marrjes me qera të automjetit, i njëjti me këtë automjet shkon në Komunën e Deqanit dhe bënë blerjen e automjetit Chevrolet, me qëllim që të pandehurit të njëjtin automjet ta përdorin në kryerjen e Grabitjes në argjendarin “Diakos” në Komunën e Suharekës.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurit  ekziston i posaçëm se i njëjti do të pengojë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë  në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit.

Po ashtu duke marrë parasysh faktin se i dyshuari që nga koha kur dyshohet të jenë kryer veprat penale, i njljti  ka qenë në arrati deri në ditën e arrestimin me datë 01 korrik 2024,, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit me qëllim të sigurimit të prezencës së tij gjatë fazës hetimore të mëtutjeshme.

Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohet i pandehuri, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, duke ndërmarrë veprime të rrezikshme, këto veprime të të pandehurit tregojnë  këmbëngulësin e tij në kryerjen e veprës penale, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me lënien e të të pandehurit në liri i njëjti mund të përsëris veprën penale.

Nga të lartcekurat,  Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm./Telegrafi/