Parandalohet një rast i kontrabandës me laptopë dhe pajisje të tjera elektronike nga Serbia

Parandalohet një rast i kontrabandës me laptopë dhe pajisje të tjera elektronike nga Serbia

Kronika July 02, 2024 - 14:34

Njësitet policore të kufirit, gjatë realizimit të detyrave të tyre, vëzhgimit të vijës kufitare me Serbinë, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa suedeze.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorura: laptopë, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla të tjera pune.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri