E mitura në Kaçanik e raporton babanë në Polici për dhunë fizike

E mitura në Kaçanik e raporton babanë në Polici për dhunë fizike

Kronika July 02, 2024 - 09:46

Një femër e mitur në Kaçanik e ka raportuar babanë e saj në Polici, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar për procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare - e mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri