Hetohen dy vdekje të dyshimta, në Gjakovë dhe Prizren

Hetohen dy vdekje të dyshimta, në Gjakovë dhe Prizren

Kronika July 02, 2024 - 09:28

Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka nisur hetimet për dy persona të vdekur, në Gjakovë dhe Prizren, gjatë 24 orëve të fundit.

Në rastin e parë në Gjakovë viktima mashkull në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekip mjekësor, ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në rastin e dytë në Prizren viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri