Mërgimtari nga Zvicra arrestohet për dhunimin e një të miture

Mërgimtari nga Zvicra arrestohet për dhunimin e një të miture

Kronika July 02, 2024 - 09:22

Një mërgimtar nga Zvicra është arrestuar si i dyshuar për dhunimin e një të miture.

Policia ka njoftuar se më 17 qershor të këtij viti i dyshuari kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij 16-vjeçare) shtetase turke.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri