Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prizren
Foto: Laura Hasani

Gjendet i vdekur një person në një banesë në Prizren

Kronika July 01, 2024 - 22:14

Një person është gjetur i vdekur në Prizren.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen. Prokurori i rastit ka hapur hetimet për këtë rast”, tha Gashi.