Lëshohet masa e ndalimit për dy gratë, që dyshohen për abortim të paligjshëm
Foto: Laura Hasani

Lëshohet masa e ndalimit për dy gratë, që dyshohen për abortim të paligjshëm

Kronika July 01, 2024 - 13:36

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy grave që janë të dyshuara për abortim të jashtëligjshëm të një gruaje nga Podujeva.

Ajo ka theksuar se ato akuzohen për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’ dhe ‘Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, tha Ulaj. /klankosova