Prishtinasi ankohet në Polici për një rast kërcënimi
Foto: Laura Hasani

Prishtinasi ankohet në Polici për një rast kërcënimi

Kronika July 01, 2024 - 10:27

Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se ndihet i kërcënuar nga një i dyshuar, me të cilin kishte pasur probleme më parë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 09:20, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë, 30.06.2024, 09:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndihet i kërcënuar nga një i dyshuar mashkull kosovar, me të cilin kishte pasur probleme më parë. Lidhur me rastin palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti mbetet të hetohet nga njësitë përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri