Një grua në Podujevë aborton paligjshëm, arrestohen dy të dyshuara
Foto: Ilustrim

Një grua në Podujevë aborton paligjshëm, arrestohen dy të dyshuara

Kronika July 01, 2024 - 10:16

Policia ka bërë të ditur se një grua shtatzënë nga Podujeva ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 02:00, në Podujevë, raporton Zeri.info.

“Podujevë, 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar trajtim mjekësor e dyshuara femër kosovare, e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri