Policia në Ferizaj gjatë qershorit realizoi 170 urdhëresa të gjykatave
Foto: Laura Hasani

Policia në Ferizaj gjatë qershorit realizoi 170 urdhëresa të gjykatave

Kronika July 01, 2024 - 09:29

Policia në Ferizaj gjatë muajit qershor ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të planit operativ ‘Realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore’, gjatë muajit qershor-2024 ka realizuar 170 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale”.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 &; 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.