Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika June 30, 2024 - 23:18

Është gjetur pa shenja jete qytetari nga Komuna e Pejës, Valon Pupovci i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga 14 qershori.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Sipas familjarëve ai vuante nga një sëmundje psikike dhe pothuajse që dy vite ka qenë duke u trajtuar në qendrën rehabilituese në Shtime.

"Valoni kishte ikur nga qendra rehabilituese në Shtime dhe ka shkuar në Pejë, ndërsa me datën 14 qershor kishte hipur në autobus për Prishtinë. Që nga ai moment nuk kanë pasur më informacione më për të”, kanë treguar familjarët.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën në varrezat e qytetit.

Image