Arresohet një person në Shtërpcë, kërcënoi një burrë e një grua
Foto: Laura Hasani

Arresohet një person në Shtërpcë, kërcënoi një burrë e një grua

Kronika June 30, 2024 - 08:59

Policia ka arrestuar një person në Gotovushë, Shtërpcë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone la kërcënuar një burrë dhe një grua.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 29.06.2024 rreth orës 09:00 në Gotovushë të Shtërpcësm raporton Zeri.info.

“Gotovushë, Shtërpcë 29.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth pronës ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri