Burri rrah gruan e tij kanadeze në Skenderaj
foto: Ilustrim

Burri rrah gruan e tij kanadeze në Skenderaj

Kronika June 30, 2024 - 08:34

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:08 në Skenderaj, raporton Zeri.info.

“Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri