Shpërthim me granatë dore në Zubin Potok

Shpërthim me granatë dore në Zubin Potok

Kronika June 29, 2024 - 09:49

Një shpërthim me granat dore ka ndodhur të premten pasmesnate në Zubin Potok.

Një person ka njoftuar Policinë se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty.

Nuk raportohet për të lënduar dhe Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime./Zëri