Gjakovari xheloz sulmon fizikisht të dashurën e tij

Gjakovari xheloz sulmon fizikisht të dashurën e tij

Kronika June 29, 2024 - 08:26

Një femër është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se sulmi kishte ndodhur për motive xhelozie, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike për motive xhelozie ndaj viktimës femër kosovare me të cilën ishte në lidhje dashurie. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri