Ofendoi policët pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet një person në Prishtinë

Ofendoi policët pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika June 29, 2024 - 08:23

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi ka fyer dhe ofenduar zyrtarët policor.

Ai këto veprime i kishte kryer në shenjë pakënaqësie për shqiptimin e gjobës për kundërvajtje në trafik.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie për shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kishte ofenduar dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri